Osmani tha se me delagacionin nga ShBA u diskutua për urgjencën për progres në dialog me Serbinë
Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se është e nderuar që sot mirpriti delegacionin nga ShBA.
Në një konferencë për media së bashku me ndihmëssekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, Osmani tha se Kosova jo vetëm që ka mbështetur popullin e Ukrainës, por edhe ka dëshmuar partneritetin e sinqertë.
Ajo deklaroi se sot u diskutua për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut me Serbinë, siç tha ajo, gjithnjë të përqendruar në njohjen reciproke.
“E ritheksova se Kosova është dhe vazhon të jetë palë konstruktive në dialog dhe se mbesim të përkushtuar ndaj kërkesave të këtij procesi, i cili në qendër e ka njohjen reciproke dhe nga i cilipoërfundimisht do të përfitojnë qytetarët tanë”, u shpreh Osmani.
Presidentja tha se gjatë takimit me Donfried shprehu zhgënjimin për moszbatimin e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara në Bruksel nga ana e Serbisë./21Media