Përfundon takimi i Osmanit me zyrtarët e lartë amerikanë

Tashmë ka përfunduar takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe zyrtarëve të lartë amerikanë, Karen Donfried dhe Gabriel Escobar.
Ky takim u mbajt në zyrën e Presidencës së Kosovës, ndërsa tani ata po mbajnë konferencë për media.
Osmani ka theksuar se gjatë bashkëbisedimit me ta e ka kuptuar përsëri se Shtetet e Bashkuara janë përkrahësit më të mirë të Kosovës.
Ndërsa, Donfried fjalimin e saj e ka nisur duke e kujtuar të ndjerën ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright./21Media

Back to top button