Hapet aplikimi për Subvencione në Bujqësi

Është hapur sot aplikimi për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022!
Ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro dhe parasheh rritje të konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore.
Përmes një video në Facebook, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural deklaron se për t’i arritur objektivat e dëshirueshme në bujqësi duhet bashkëpunim i dyanshëm.
“Rritja e përkrahjes financiare duhet të përkthehet me korrektësi nga ana e fermerëve në proces të aplikimit”, thotë Peci
Ai në fund ka cituar një fjalë popullore “Dora me baltë, buka me mjaltë”, duke iu atribuuar bujqëve që sipas tij sigurojnë bukën e Kosovës./21Media

Back to top button