Ulet çmimi i karburanteve në Shqipëri
Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të martën ulje të çmimeve të naftës dhe benzinës, pas uljes së tyre në bursat ndërkombëtare.
Në këtë vendim thuhet se një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë (1.90 euro) për litër, nga 232 lekë për litër (2 euro) që ishte deri tani, ndërsa për një litër naftë me shumicë nga tani do të tregtohet për 214 lekë (1.80 euro).
Çmimi për benzinën do të tregtohet me 206 lekë (1.7 euro] për litër, nga 212 lekë (1.75 euro) që ishte deri tani.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 104 lekë (0.90 euro) për litër.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë në raportin e publikuar thuhet se ky vendin do të hyjë në fuqi që nga 26.04.2022./21Media