Nënpresidentja e ShBA-së infektohet me Covid-19
Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris ka rezultuar pozitive me Covid-19, sipas një njoftimi nga Shtëpia e Bardhë.
Një zëdhënës i nënpresidentes ka thënë në një deklaratë të martën se Harris nuk kishte qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin Joe Biden ose gruan e tij Jill Biden.
“Sot, zëvendëspresidenti Harris rezultoi pozitiv për Covid-19 në testet e shpejta dhe PCR. Ajo nuk ka shfaqur asnjë simptomë, do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentes”, thuhej në njoftim.
Në fillim të këtij muaji, anëtarët kryesorë të kabinetit amerikan dhe ligjvënësit kryesorë, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, rezultuan gjithashtu pozitiv me Covid-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?