Zelensky akuzon Rusinë për sulmet në Moldavi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.
Transnistria – e cila kufizohet me Ukrainën – ka parë një numër sulmesh në ditët e fundit.
Dy shtylla radiofonike u shkatërruan. Një njësi ushtarake u sulmua. Ministria e sigurimit të shtetit thuhet se u godit me një granatëhedhës.
Qeveria e rajonit e mbështetur nga Rusia ka hyrë në “alarmin e kuq” ndaj terrorizmit.
Por Ukraina pretendoi se këto janë të ashtuquajturat operacione të “flamurit të rremë” – një përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe për të përhapur konfliktin.
Më parë, një këshilltar i lartë i Presidentit Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin.
Janë 1500 trupa ruse të stacionuara në rajonin e shkëputur të Moldavisë – i cili deri më tani nuk ka hyrë në luftën e Ukrainës.
Frika është se ata mund të hapin një front të ri në Perëndimin e Ukrainës ose t’i japin Moskës një justifikim për të shtyrë deri në Moldavi./21Media

Back to top button