Kërkesën e VV-së për komisionin hetimor që nga pas lufta, Musliu e quan pranim të hajnisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi Vetëvendosje po kërkon Komision Hetimor për sektorin e energjisë.
Musliu këtë kërkesë të VV-së e ka quajtur pranim të hajnisë nga Qeveria.
“Tendenca e Qeverisë për të bër Komision Hetimor që nga pas lufta është puro pranim i hajnisë dhe keqperdorimit nga kjo Qeveri. Demek na nxunët duke vjedh e keqperdor po hajde t’iu tregojmë çka keni ba ju. O prej 1945 fillone se nuk e kem njet me u frigu. Ama hajnia, krimi nepotizimi dhe klientelizmi partiak sot kanë adresë VV.”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të procedojë sot në Kuvend 40 nënshkrime për formimin e komisionit hetimor për sektorin e energjisë. Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale./21Media

Back to top button