Abbott thotë se familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se për hir të një të ardhmeje më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Abbott i bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante që të bëjnë më shumë për të hedhur dritë mbi fatin e personave të zhdukur.
Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve. Po ashtu, sot shënohet edhe përvjetori i 23-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona./21Media

Back to top button