Kaloni te përmbajtja kryesore

“Në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Albright”

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe pjesa më e madhe e lidershipit më të lartë të shtetit i bënë të mërkurën homazhe ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine K. Albright, në një kohë kur Perëndimi po përballet me vetë ngritjen e autoritarizmit për të cilin ajo shpesh paralajmëroi.

Biden, i cili po udhëheq një koalicion ndërkombëtar që mbështet Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë, iu bashkua ish-presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama dhe një mori ligjvënësish, diplomatësh dhe personalitetesh të tjera për një shërbim përkujtimor në Katedralen Kombëtare të Washingtonit një muaj pasi znj. Albright ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.

“Në shekullin 20 dhe 21, liria nuk kishte kampione më të madhe se Madeleine Albright”, tha zoti Biden para një turme prej 1400 personash. Duke iu drejtuar tre vajzave të zonjës Albright, Biden shtoi: “Mamaja juaj ishte një forcë, një forcë e natyrës. Me mirësinë dhe hirin e saj, humanizmin dhe intelektin e saj, ajo e ktheu rrjedhën e historisë.”, shkruan New York Times.

Biden kujtoi se ai ishte në bordin e Air Force One në drejtim të Evropës për të mbledhur aleatët e NATO-s për t’i bërë ballë luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, kur dëgjoi se zonja Albright kishte vdekur. “Nuk më humbi fakti që Madeleine ishte një pjesë e madhe e arsyes që NATO ishte ende e fortë”, tha presidenti.

Si pjesë e një familjeje që iku nga komunizmi në Evropën Lindore, zonja Albright ishte bërë ambasadorja e Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe femra e parë sekretare e shtetit. Ajo e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke u fokusuar në rreziqet e autokracisë dhe duke mbrojtur vendosmërinë nga demokracitë e botës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button