Kurti shfuqizon vendimet e Haradinajt për tokat e AKP-së që iu ishin dhënë komunave
Sot në mbledhjen e 73-të që Qeverisë, kryeminstri Albin Kurti e ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.
”Shqyrtimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve të qeverisë për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP-ja në komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Han i Elezit. Zbatimi i ligjshmërisë është parim themelor me të cilën udhëhiqet qeveria jonë për këtë kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis. Vendimet e ish-qeverisë Haradinaj përmes të cilave tokat e AKP u ndahen komunave të caktuara sot duhen shfuqizuar përshkak të rrethanave të ndryshuara ligjore”, tha Kurti.
Ndërsa ministri Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se vendimet duhet të shfuqizohen për arsye që s’janë zbatuar dhe përshkak të ndryshimit të ligjit.
Në kuadër të kësaj mbledhje është emëruar edhe bordi i ”Iber Lepencit”./21Media