Moti sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdushëm të parametrit të erës, ka njoftuar IHMK./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?