Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 7 të lënduar
Shtatë persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ndodhi sot rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë-Gjilan respektivisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prishtinës, Agron Borovci.
“Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Borovci tutje ka thënë se njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./21Media