Ambasada e SHBA-së në mbështetje të gazetarëve
Ambasada e SHBA-së në Kosovë kanë shprehur mbështetjen për gazetarët në Kosovë, në Ditën e Lirisë së Shtypi.
“Gazetarët ekspozojnë korrupsionin, ndryshojnë ligjet, reformojnë praktikat e biznesit dhe përmirësojnë jetën. Në #Ditën e Lirisë së Shtypit le të tregojmë mbështetjen tonë për gazetarët në Kosovë dhe në mbarë globin që rrezikojnë jetën e tyre për të ekspozuar të vërtetën.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Në Ditën e Lirisë së Shtypit, “Reporterët pa Kufij” kanë publikuar Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror . Kosova këtë vit radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021./21Media
Journalists expose corruption, change laws, reform business practices, and improve lives.
On #PressFreedomDay let’s show our support to journalists in Kosovo and around the globe who risk their lives to expose the truth. https://t.co/uiy7KWh6nf— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 3, 2022