Stacionet e trenave në Kosovë në fokusin e fotografit Bujar Gashi, si nisi kjo iniciativë?

Fotografitë e stacioneve të trenave në Kosovë në fokusin e fotografit, Bujar Gashi rrëmbyen vëmendje në rrjetet sociale.
Në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, Gashi tregoi se si nisi kjo iniciativë.
Qëllimi i tij ishte të kalonte një ditë të mirë bashkë me djalin e tij gjatë udhëtimit me tren, mirëpo fotografitë që realizoi morën jehonë.
Ai tregoi se nga Prishtina në Pejë ka 20 stacione treni. Sipas Gashit, shumica e stacioneve nuk janë në gjendje të mirë, mirëpo shtoi  se kishte edhe prej tyre që ishin në gjendje shumë të mirë.

Tutje fotografi Bujar Gashi foli për stacionet që i kanë lënë më shumë përshtypje.

Gashi ka folur edhe për dy fotografitë që ka realizuar e që për herë të parë u publikuan në një artikull për Kosovën në National Geographic.
Fotografia e shpellës në grykën e Rugovës dhe e shpellës së Gadimës janë fotografitë që u publikuan nga National Geographic.
“Jemi me fat që kemi vende të tilla”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button