Kurti udhëton drejt Gjermanisë për takimin me Scholz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.
Scholz do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi me kryeministrin Kurti do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00.
Ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Kurtin dhe Vuçiq më 4 maj në Berlin, madje ka paralajmëruar se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me të dy liderët./21Media