Rasti i 53 milionëshit, Lekaj dhe të tjerët deklarohen për fajësinë

Ish-ministri i Industrisë, Pal Lekaj dhe të gjithë të akuzuarit tjerë në rastin e 53 milionë eurove janë deklaruar të pafajshëm.
Përveç Lekajt, të akuzuar në këtë rast janë edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.
Në seancën e sotme prokurori i rastit, Valdet Gashi e ka lexuar edhe diapozitivin akuzues.
Seanca e shqyrtimit të dytë fillestar është caktuar më 17 qershor në orën 10:00.
Kurse, në një afat prej 30 ditësh palët e akzuara kanë të drejtë të kundërshtojnë këtë aktakuzë.
Ndërsa, Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët se janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë euro në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit./KP

Back to top button