Lushtaku pengon fjalimin e Dugollit dhe Muratit
Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka penguar fjalimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Ai ka goditur pjesën e foltores duke krijuar zhurmë. Të njëjtën gjë ia ka bërë edhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Kuvendin do të jetë në pauzë deri në orën 12:30.
Opozita edhe sot e ka penguar punën e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për të vazhduar seancën e mbetur në gjysmë për formimin e Komisionit Hetimor për energjinë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?