Për çka flitet më së shumti në gjuhën shqipe në familjen e Dua Lipës?

Artistja shqiptare, Dua Lipa është shfaqur në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue US” në numrin e muajit qershor.
Përpos fotosesionit, Dua ka dhënë një intervistë në të cilën flet për dashurinë për muzikën, karrierën e saj, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen e të tjera.
Gjatë intervistës Dua gjithashtu u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.
Dua ka treguar se në familjen e saj shprehja që përdoret më së shumti është“Çka ka me honger”.

Dua lipa po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në industrinë e muzikës. Këngëtarja së fundmi është nominuar për nëntë çmime në Billboard Music Awards./21Media
Back to top button