Reagon sërish Pupovci: Nga parimet e mija nuk më sprapsë as grushti e as plumbi

Profesoresha e Mjekësisë, Hatixhe Latifi- Pupovci ka reaguar sërish pas sulmit të djeshëm.
Ajo ka thënë se pavarësisht sulmeve nota në lëndën e saj nuk do të merret pa meritë.
“Ju falënderoj shumë për përkrahjen morale që po me jepni me reagimet e juaja ndaj një gjesti të shëmtuar e qyqar! Ju garantoj, Nuk ka dhunë që më sprapsë nga parimet e mia, as grushti e as plumbi! Nota e Fiziologjisë nuk do të merret pa u merituar nga askush e as nga fëmijët e kolegëve të mi. Me dorën time nuk nënshkruaj mbytjen e fëmijës tim e fëmijës tuaj “nesër”.
Përgjithmonë e atyre që duan drejtësi e rend në këtë vend.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Pupovci është sulmuar dje nga siç ka thënë ajo gjinekologu Arsim Gashi, për shkak të pakënaqësisë në vlerësimin me notë të djalit të tij./21Media

Back to top button