Prej janarit 9 VRASJE në Kosovë
Pasditen e së martës, në Kaçanik, dy vëllezër u sulmuan me armë zjarri. Plumbave nuk arritën t’iu shpëtojnë. Njëri vdiq, tjetri mbeti me plagë të rënda.
Katër ditë më parë, pra më 7 maj ndodhi një vrasje tjetër, kësaj radhe një zyrtar policor në fshatin Gushtericë të Komunës së Graçanicës vrau vëllain e tij.
Kosova edhe gjatë katër muajve të parë të viti u trondit nga shumë vrasje.
Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se vetëm gjatë periudhës janar-prill të vitit 2022 janë regjistruar shtatë raste të vrasjeve.
“Gjatë periudhës janar-prill, janë evidentuar shtatë raste të vrasjeve. Këto raste kanë ndodhur: tri raste në rajonin Drejtorisë rajonale Policore (DRP) Prishtinë , tri në rajonin e DRP Pejë dhe një rast në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu”, ka thënë Policia për rtv21.tv.
Kujtojmë së vetëm gjatë vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 27 raste të vrasjeve. Ndërsa, në vitin 2020, 29 raste të tilla./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?