Kryebashkiaku i Kievit tha se nuk mund të garantojë sigurinë e banorëve të kthyer
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se ai shqetësohet për mundësinë që presidenti rus, Vladimir Putin të përdorë një armë taktike bërthamore në Kiev.
“Siguria është prioriteti kryesor tani…Po sigurisht që shqetësohemi dhe shpresojmë që luftëtarët tanë të na mbrojnë, por rreziku është ende dhe pa partnerët tanë, pa Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane nuk mund të mbijetojmë”, tha Klitschko, shkruan CNN.
Ai tha gjithashtu se “nuk ka dyshim” se kryeqyteti i Ukrainës është ende “objektivi kryesor” i Rusisë.
Kryebashkiaku paralajmëroi banorët që kthehen në Kiev që të jenë të kujdesshëm. “… si kryetar bashkie i Kievit i them kujtdo, më falni, është rreziku juaj personal, por ne nuk mund t’ju japim garanci… Për aq kohë sa ka luftë në Ukrainë ne nuk mund të japim garanci për asnjë ukrainas”.
Ai tha se sulmet ruse mund të ndodhin “çdo sekondë”./21Media