Ukraina raporton bombardime të fshatrave pranë kufirit me Rusinë
Ndërsa luftimet në Ukrainën verilindore po i afrohen kufirit me Rusinë, zyrtarët ukrainas po pretendojnë se më shumë fshatra kufitare po vihen nën zjarr nga forcat ruse.
Një person u vra kur fshati i vogël Novi Vykry u bombardua herët të enjten nga një breshëri prej 20 predhash artilerie, sipas zyrtarëve ukrainas në Sumy.
Granatimet e vendbanimeve kufitare në Sumy nga përtej kufirit në Rusi janë shtuar ditët e fundit, në të njëjtën kohë kur forcat ukrainase po përparojnë drejt një seksioni tjetër të kufirit ndërkombëtar në rajonin e Kharkiv, transmeton rtv21.tv.
Më herët të enjten, forcat e armatosura ukrainase thanë se forcat ruse kishin nisur një sulm ajror në rrethin Shostka të rajonit Sumy./21Media