Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër personave me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.
Prokuroria Speciale njofton se F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ndërkaq E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së./21Media

Back to top button