352 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë janë edhe 352 raste aktive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve janë kryer 528 testime, teksa janë regjistruar edhe 22 raste të reja.
Viktima nuk ka, derisa numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 20.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar 158 qytetarë./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?