31 vjeçari përfundon në emergjencë, arrestohen katër të dyshuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e policisë katër persona të dyshuar (M/K), të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K ( M/K) i moshës 31 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, janë liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’./21Media

Back to top button