Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku sonte synon të arrijë në fianlen e Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stambolli 2022”.
Ajo duke filluar nga ora 18:00 do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis në kategorinë deri në 60kg.
Shakiyla Rashida Ellis fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në vitin 2019.
Kurse Sadiku ka siguruar medaljen në bronztë në këtë botërore duke mposhtur bindshëm me 5:0 kundërshtarey nga Japonia, Kongo dhe Taipej./21Media