Pendarovski mahnitet me inteligjencën e 7-vjeçarit nga Tetova

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka pritur sot në Presidencë Makedon Dimitrievskin, djalin me inteligjencë mbi mesataren.
Pendarovski ka thënë se është mahnitur me njohuritë e vogëlushit në matematikë dhe në gjuhë.
“Këta nxënës janë me interes të veçantë për shoqërinë tonë dhe meritojnë angazhim maksimal nga shteti. Të krijojmë një mjedis stimulues që do të mbështesë, inkurajojë dhe drejtojë zhvillimin e fëmijëve me inteligjencë mbi mesataren”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.
Ndryshe, për rastin e 7-vjeçarit nga Tetova për herë të parë TV21 raportoi disa javë më parë.

Show More
Back to top button