Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë

Raporti për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u miratua me shumicë dërmuese në Parlamentin Evropian, njoftoi raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.
Pro votuan 519 deputetë nga 599 deputetë, ndërsa Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në BE sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Evropian me shumicë dërmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos në Twitter.

Show More
Back to top button