Pesë persona vdiqën, gati 900 mijë shtëpi mbetën pa rrymë si pasojë e stuhisë

Katër persona vdiqën nga rrëzimi i pemëve dhe një tjetër vdiq kur një varkë u përmbys në lumin Otava të shtunën, si pasojë stuhisë në Kanada.
Gati 900,000 shtëpi në Kanadanë jugore mbetën pa energji të shtunën pas një stuhie të fortë që goditi provincat e Ontarios dhe Quebec.
Sipas Environment Canada, shpërthimet e erës arritën 82 mph (132 km/h) gjatë stuhisë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Kompania e energjisë Hydro One, e cila mbulon Ontarion, tha se do të duheshin disa ditë për të rilidhur çdo shtëpi.
Ndërkohë, Hydro Quebec tha se 550,000 shtëpi atje humbën energjinë, gati 400,000 ende po pësojnë ndërprerje që nga ora 14:00 GMT (10:00 me orën lokale) të dielën.
Stuhia e fuqishme, e cila zgjati më shumë se dy orë, preu shumë pemë, ndërpreu trafikun, dëmtoi shtëpitë./21Media

Back to top button