Përfundon lufta për titull në Premier Ligë, City shpallet kampion

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku me këto ndeshje është mbyllur edhe ky sezon. Manchester City ka arritur që ta mposhtë me përmbysje të rezultatit 3:2 Aston Villan, kështu edhe duke e siguruar titullin e Premier Ligës.
Në anën tjetër, pavarësisht fitores 3:1 të Liverpoolit, “Të Kuqtë” fokusin e kanë pasur te skuadra e Aston Villas që t’i ndihmojë në prishje të festës për Cityn, por që kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ndërkaq, fitore sot kanë shënuar edhe Tottenhami e Arsenali, por që nga këto dy skuadra, Tottenhami ka arritur ta sigurojë Top 4.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Arsenal 5:1 Everton
Brentford 2:1 Leeds United
Brighton 3:1 West Ham
Burnley 1:2 Newcastle
Chelsea 2:1 Watford
Crystal Palace 1:0 Manchester United
Leicester City 4:1 Southampton
Liverpool 3:1 Wolverhampton
Manchester City 3:2 Aston Villa
Norwich City 0:5 Tottenham

Back to top button