75 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë janë 75 raste aktive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Ferizaj me 22, Prizren 16, Prishtinë 11, Gjilani me 10 raste e të tjera.
Të dielën në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, nga 469 testime të kryera.
Ndërsa janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 134./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?