Gjyqi mes Johnny Depp e Amber Heard, çfarë thotë Elon Musk?

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard u përcoll me shumë drama dhe ishte koha që disa zëra të thyenin heshtjen dhe të jepnin mendimin e tyre, përfshirë Elon Musk.
Biznesmeni më i pasur në botë dikur ishte partneri i Amber dhe vendosi të mos merrte pjesë në gjyqin e gjatë mes dy aktorëve, pavarësisht se emri i tij figuronte në të.
Ishte Depp ai që akuzoi ish-partneren e tij, Heard, se kishte një lidhje me themeluesin e Tesla.
Musk donte të priste derisa të përfundonte çështja për të folur dhe për të thënë atë që mendonte.
Musk zgjodhi Twitter-in si platformën në të cilën ndau mendimet e tij.
“Shpresoj që të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, secili prej tyre është i mahnitshëm”, ka thënë Musk.
Musk dhe Heard u takuan gjatë verës së vitit 2012 teksa punonin në xhirimet e filmit ‘Machete Kills’, me regji të Robert Rodriguez.
Ishte në vitin 2013 kur ajo luajti Miss San Antonio, Blanca Vasquez dhe Musk u shfaq në film si ai vetë në film.
Sipas zëdhënësit të pronarit të Tesla-s, “Elon dhe Amber nuk filluan të takoheshin deri në maj 2016, madje edhe atëherë ishte e rrallë. Marrëdhënia e tyre nuk u bë romantike deri pak kohë më pas”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button