Kompletohet shitja e Chelseat

Roman Abramovich ka zyrtarizuar shitjen e Chelseat dhe kompanitë te një grup investimesh të udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital.

Klubi u vu në shitje në mars përpara se pronari i mëparshëm Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Në shitjen e klubit, miliarderi rus përcaktoi se pronari i ri duhet të jetë një kujdestar i mirë i klubit, të ardhurat neto nga shitja duhet të dhurohen për bamirësi dhe se ai nuk do të kërkonte shlyerjen e borxheve të dhëna për anëtarët e klubit.
Pas këtij njoftimi, Bordi i Drejtorëve dhe stafi i klubit filluan menjëherë punën për transaksionin e shitjes./21Media

Back to top button