Rrëzohet një avion në Kroaci, 4 të vdekur
Autoritetet në Kroaci thanë të hënën se rrënojat e një avioni të vogël që kishte dalë nga radari në fundjavë u gjetën dhe se të katër personat në bord ishin të vdekur.
Ekipet e kërkimit gjetën avionin Cessna 182 pranë Brocanac në Kroaci, tha kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut. Ai tha se policia ka nisur hetimet për aksidentin, transmeton rtv21.tv.
“Sapo avioni u pikas nga lart (me dron), ekipet e kërkimit shkuan në vendngjarje”, tha Trut. “Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, shtoi ai.
Trut nuk zbuloi kombësinë e viktimave të aksidentit. Televizioni shtetëror HRT tha se mes tyre kishte një shtetas zviceran, dy gjermanë dhe një shtetas kroat.
Avioni u zhduk të dielën pasi u ngrit nga porti i Splitit në Detin Adriatik drejt Gjermanisë. Mediat lokale raportuan se moti në zonë ishte i keq dhe se piloti dërgoi një apel për ndihmë përpara se të rrëzohej./21Media