Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” ish-presidentin Nishani
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nderuar me dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar paraardhësin e tij Bujar Nishani.
Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).
“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, thuhet në motivacion.
Ish-presidenti Nishani vdiq më 28 maj pas komplikacioneve shëndetësore për shkak të COVID-19 në një spital në Berlin. Trupi i tij mbërriti sot në atdhe dhe do të varroset nesër. Gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të ketë homazhe në nderim të tij./21Media