Debat në “Click” – Demaj dhe Bexheti pë*plasen për sovranitetin në Leposaviq

(Lajm i përditësuar)
Debat në “Click”: Demaj dhe Bexheti përplasen për sovranitetin në Leposaviq
Në emisionin Click në RTV21, pati një debat të ashpër mes Emanuel Demaj dhe Nuri Bexhetit, ku palët diskutuan për ushtrimin e sovranitetit në Leposaviq.
Demaj, gjatë debatit, u shpreh se si gazetar nuk ka pasur mundësi të lëvizë lirshëm në veri të Kosovës, duke përmendur Leposaviqin.
Bexheti iu drejtua Demajt me pyetjen se para Lëvizjes Vetëvendosje a ka pasur sovranitet në veri?, për të cilën ky i fundit i tha se në Leposaviq nuk ka guxuar të pij kafe.
“Unë jam gazetarë, s’kam guxuar të pij kafe në Leposaviq… s’ke guxu me ushtru sovranitet, kur ke shku në Leposaviq nuk ke guxu me pi kafe, çka po fol bre”, tha Demaj./RTV21/21Media
Demaj: Prej vd*kjes së Ibrahim Rugovës, LDK-ja është më e dobët
Emanuel Demaj në emisionin ”Click” në RTV21, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të shënojë rritje që nga vdekja e Ibrahim Rugova, duke u përballur vazhdimisht me probleme të brendshme.
”Problemi me LDK-në do të thotë është prej vdekjes së Rugovës nuk e kam parë më LDK-në duke u rritur, gjithmonë më e dobët e me probleme. E ndjekin këto problemet ku i shkaktojnë dëme të mëdha në parti”, tha Demaj./RTV21/21Media
Demaj: Vjosa Osmani është dorëzuar, nuk do të kërkojë postin e presidentes
Emanuel Demaj, në emisionin “Click” në RTV21, deklaroi se Vjosa Osmani nuk do ta kërkojë një mandat të dytë të presidentes.
Sipas tij, nëse Osmani nuk kandidon sërish për presidente, kjo do t’ia lehtësonte rrugën Albin Kurtit.
”Me LDK-në e kalon pragun e presidencës, sepse Vjosa realisht është dorëzu. Nuk do të kërkoj postin e presidentes, momentin që Vjosa nuk e kërkon postin e presidentit nuk e pengon Albin Kurtin kushdo tjetër të është president”, deklaroi ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?