Kurti merr pjesë në Forumin e Bratisllavës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, në Sllovaki.
Në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit, Kurti krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.
GLOBSEC 2022 është konferenca më e rëndësishme strategjike ndërkombëtare në vijat e para të botës së re të ndarë.
Forumi do të shërbejë si një platformë për vendet e EQL për të bërë thirrje për veprim të Perëndimit dhe partnerëve të tij demokratikë anembanë globit.
Forumit të Bratislavës GLOBSEC 2022, do të mbahet nga data 2 deri 4 qershor./21Media