Çeku u takua me Vakalin, diskutuan për planifikim të aktiviteteve kulturore

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku sot në takimin me njoftues me ambasadoren e Zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Çeku e ka njoftuar ambasadoren edhe për zhvillimet dhe punë që po bëhen në MKRS.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin mes të dy vendeve dhe planifikim të aktiviteteve në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.
Përfaqësuesit e dy shteteve u pajtuan se do të punojnë drejt thellimit të bashkëpunimit me plane dhe aktivitete konkrete.
Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendësministrja, Daulina Osmani dhe këshilltarja për çështje ekonomike dhe tregtare e ambasadores, Michail Vrettakis./21Media

Back to top button