Distria Krasniqi arrin në finale të Grand Slam Tbilisi

Distria Krasniqi (-52 kg) ka arritur në finale të Grand Slam Tbilisi, Gjeorgji.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari në vazhdime brazilianen Maria Taba.
Në çerekfinale xhudistja nga Kosova mposhti me Wazaari dhe Ippon holandezen, Naomi Van Krevel.
Kurse në gjysëmfinale Krasniqi mposhti me 3 denime për Ippon garuesen nga Franca, Astride Gneto.
Distria në finale takohet me hungarezen Reka Pupp. Blloku final fillon nga ora 15:00 ./21Media

Back to top button