Qëllohet për vdekje reperi i njohur amerikan
Reperi amerikan, Trouble është qëlluar për vdekje në një apartament në Georgia.
Trouble kishte bashkëpunuar më parë me reperët Drake e The Weeknd.
Drake është ndër artistët që ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të 34 vjeçarit.
Ndërkaq, Policia ka lëshuar urdhërarrest ndaj një personi, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rëndë.
Trouble shënoi debutimin e tij me këngën “Bussin” në vitin 2011 që çoi në bashkëpunime me reperë të tjerë si Gucci Mane dhe Young Thug./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?