U godit nga vetura, vdiq një person në Gjilan

Një person ka pasi është goditur nga vetura sot rreth orës 11:22 në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësitë policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejtë. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.”, ka bërë të ditur Hashani
Ai tutje ka njoftuar se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit . Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti./21Media

Back to top button