​Edon Sadriu largohet nga Llapi

Pas dy vjetësh bashkëpunimi, Llapi dhe mesfushori i krahut, Edon Sadriu ndajnë rrugët.
Llapi ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë duke i uruar shëndet, fat dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Mesfushori është bashkuar me klubin gjatë vitit 2020 dhe është paraqitur në gjithsejtë 74 ndeshje, duke përfshirë 61 ndeshje në Superligë, 10 ndeshje në Kupë, 2 ndeshje në UEFA Conference Ligë dhe 1 ndeshje në Superkupë duke arritur shifrën e 9 golave e 7 asistimeve në gjithsejtë 3533 minuta të luajtura.
Sadriu me Llapin gjatë dy vijetëve arriti të fitoj 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Back to top button