Vuçiq në Ohër: Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër deklaroi se Ballkani i Hapur sjell përfitime për vendet e rajonit dhe se ai nuk është zëvendësim i asgjëje, as për Bashkimin Evropian, por një iniciativë e veçantë e popujve ballkanikë.
Ai u tha gazetarëve përpara samitit të ”Ballkanit të Hapur” se nuk kishte nevojë të justifikohej nëse dikush do të bashkohej apo jo.
“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ”Ballkanin e Hapur”, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni që ne t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, nëse do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ”Ballkanin e Hapur”, tha Vuçiq, shkruan RTCG.
Ai tha se ka biseduar për 25 minuta me komisionarin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për integrimin evropian të Serbisë, dialogun me Kosovën, si dhe vazhdimin e bisedimeve për çështjen e personave të pagjetur./kp

Back to top button