Rama: Problmet e pazgjidhura mund të zgjidhen vetëm nëse afrohemi
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në samitin që po mbahet në Ohër duke paralajmëruar se do te flas jashtë shënimeve të planifikuara e jo si parafolesi i tij Aleksadar Vuçiq, tha se ky është një rast të flasim për rajonin e hapur në Ballkanin e hapur e jo si në Bruksel.
“Une dua te kujtoj se sot mblidhemi për herë të parë në një samit për Ballkanin e Hapur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe ndryshe nga që sa mendojnë disa lufta në Ukrainë është e rëndësishme për Ballkanin e Hapur”, tha ai.
Rama përmendi se pati rast të takohet mbrëmë me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili sipas tij është një nga dëshmitarët më të besueshëm të domosdoshmërisë së Ballkanit të Hapur, ai është këtu për ta mbështetur Ballkanin e Hapur. Ndërsa, u shpreh i lumtur që sot në këtë organizim po marrin pjesë edhe përfaqësues të Malit te Zi dhe të Bosnjës.
“Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tonë”, tha ai.
“Kur filluan zëra për ta imponuar konfliktin nga Ukraina në Ballkan(…) Por midis të qëndruarit me mjedis nga e ardhmja dhe të kthimit të syve nga e ardhmja ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Problmet e pazgjidhura mund të zgjidhen vetëm nëse afrohemi. Ambasadori Hill me tha diçka qe nuk kam menduar asnjëherë, SHBA ka ngritur dy bomba në Japoni dhe sot aleanca më e madhe është në mes tyre, dhe shikoni ku është sot Japonia”, tha ai derisa pyeti: Ku janë sot Franca dhe Gjermania dhe çfarë po bëjnë Izralei dhe Emiratet e Bashkuara, janë bashkë për të përfituar nga shtrëngimi i duarve, dhe shikimi nga e ardhmja.
Rama tutje tha se Serbia është një partner në Ballkanin e hapur që ka marre përsipër reciprocitetin, duke permenduar sasinë e grurit të kontratuar nga Serbia në Shqipëri. Pastaj, përmendi edhe përfitimet e energjisë.
“Ballkani i Hapur” është i fermerëve shqiptarë. Kush fiton Aleksandar Vuçiq qe po ia merr detin Shqipërise, apo ata që kanë hotele aty”, tha ai.
Nje gjë dua t’ua them: Dikur kur shkoja në Brusel shkoja të merrja kurajo, sot më duket sikur u jep kurajo dhe sikur më vjen keq prej tyre./21Media