Julia Garnerit i ofrohet roli i Madonnas në filmin e ri biografik

Aktores, Julia Garner i është ofruar roli i Madonnës në një film biografik të ardhshëm për ikonën e popit, kanë bërë të ditur burime për Variety.
Garnier konsiderohet si e preferuara nga një numër kandidatësh për këtë rol.
Ekipi i Garner po shqyrton ofertën dhe me gjasë do të pranojë.
Afati kohor i prodhimit dhe aktorët e tjerë kryesorë janë ende të panjohur.
Aktorë tjerë në garë përfshijnë Florence Pugh, Alexa Demie dhe Odessa Young.
“Shpresoj të përcjellë udhëtimin e jashtëzakonshëm timin që më ka bërë jeta si artiste – një qenie njerëzore që përpiqet të bëjë rrugën e saj në këtë botë. Fokusi i këtij filmi do të jetë muzika. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t’i tregojë më mirë se unë”, u shpreh artistja./21Media

Back to top button