Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjet e reja në kuadër të Ballkanit të Hapur

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshjet e arritura në ditën e dytë të samitit të Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër.
Marrëveshjet që kanë nënshkruar janë: për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.
Marrëveshjet u nënshkruan nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai maqedonas Dimitar Kovaçevski, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq./21Media

Back to top button