Panairi i 22-të i Librit, librat që do të promovohen sot
Ka nisur edicioni i radhës i Panairit të Librit.
Pas dy vjetësh mungesë, Panairi u rikthye me një sërë promovime librash e program të larmishëm, pikërisht për këtë edicion.
Kështu, sipas faqes zyrtare janë bërë të ditur librat që do të promovohen sot.
“Djallëzoret”, në autorësi të Jules Ameedee Barbey d’Aurevilly, “Arti në rezistencë” i Shkëlzen Maliqit, “Dhembja e rrënojave” e Claude Arnaud, “Promovim i veprimtarisë botuese të SHB “Beqir Musliu” – janë librat që u promovuan dje.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë edicion do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e diaspora./21Media
