Rusia thotë se nuk do të shkurtojë më tej furnizimet me gaz

Kremlini ka njoftuar se nuk pret që Gazprom të shkurtojë furnizimet me gaz për ndonjë klient tjetër evropian.
Firma ruse e energjisë tashmë ka ndaluar furnizimet në disa vende, duke përfshirë Poloninë dhe Finlandën, pasi ato refuzuan të bënin pagesa në monedhën ruse, transmeton rtv21.tv.
Por Kremlini thotë se skema e tij e rublave – e krijuar në përgjigje të sanksioneve perëndimore po funksionon siç synohet, sipas Reuters.
Ai tha gjithashtu se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Turqinë për eksportimin e dërgesave të grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Turqia ka shtyrë për një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi një plan për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase.
Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se puna po vazhdon./21Media

Back to top button