Ukraina lufton për ‘çdo shtëpi dhe çdo rrugë’ në Severodonetsk
Beteja për Severodonetskun po zhvillohet shtëpi më shtëpi, tha një komandant ukrainas.
Petro Kuzyk, komandant i batalionit të Gardës Kombëtare Svoboda [Liria] tha se ushtarët po shpresojnë për një dërgesë të armëve të rënda.
Ai shtoi se luftimet në rrugë në qytetin e vogël industrial lindor ndonjëherë ishin duke u ndezur nën breshëri të rënda të artilerisë ruse, duke rrezikuar trupat nga të dyja anët, raportoi Reuters.
“Ne luftojmë për çdo shtëpi dhe çdo rrugë. E djeshmja ishte e suksesshme për ne. Ne shkuam në një kundërsulm dhe në disa zona arritëm t’i shtynim ata [ushtarët rusë] me një ose dy blloqe”, tha Kuzyk.
Komandanti u shpreh se forcat e Ukrainës kishin një mungesë “katastrofike” të sistemeve për të kundërshtuar artilerinë ruse dhe kishin nevojë për “teknologji serioze”, ose armë të rënda, për t’u kundërpërgjigjur, shkruan BBC./21Media