Gjendje alarmante e nxënësve të testuar nga “PISA”, Shaqiri: Njohuritë e nxënësve nën nivelin bazë

Nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë dalë me rezultate alarmante sa i përket njohurive të tyre të ulëta në testimet e bëra nga sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë “PISA”. Këtë gjë e bëri të ditur vetë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në seancën e 14-të të mbajtur nga Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

“Matjet e njohurive ndërkombëtare kanë treguar se suksesi i nxënësve tanë është nën mesataren е Ballkanin Perëndimor, vendeve të Bashkimit Evropian dhe OBSE. Shumica e nxënësve nën moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare nuk e arrijnë nivelin bazë sipas testeve të fundit të kryera nga PISA.”, deklaroi Shaqiri.
Reaguan nga opozita. Deputeti i ASh-së Halil Snopçe tha se i gjithë problemi është si pasojë e investimeve të gabuara për shkak të ndikimit politik.
“Problemi në cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet nuk është aq shumë nga mungesa e investimit të shumave absolute sepse e di që ministria ka probleme, si edhe ajo e kaluara. Kemi disa tentime dhe pëpjekje, por mendoj se e gjitha është pasojë e invesitmeve të gabura për shkak të ndikimit politik dhe kuptohet këtu më duhet ta theksoj ndoshta edhe termin korruptiv”- pohoi Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët.
PISA është sondazhi më i madh ndërkombëtar arsimor në botë që përfshin nxënësit 15-vjeçarë. Është zbatuar që nga viti 2000 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe përfshin më shumë se 85 vende pjesëmarrëse. Ky test mat aplikimin e njohurive shkencore, njohurive matematikore, aftësitë e shkrim-leximit të nxënësve dhe në vitin 2022 për herë të parë do të matet edhe të menduarit krijues të nxënësve, raporton TV21./21Media

Back to top button